Lajme
20 Mar

Diskutimi me palët e interesuara Trajtimi tatimor i OSHC-ve – gjendja e situatës dhe rruga përpara

20 Mars 2023

Rreth dyzet përfaqësues të Organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë morën pjesë në takimin konsultativ të OSHC-ve, për trajtimin tatimor të OSHC-ve të organizuar më 28 shkurt 2023. Qëllimi i takimit ishte të kontribuojë në përmirësimin e kuadrit tatimor për OSHC-të si një element kyç i mjedisit në të cilin ato veprojnë. Kjo ishte në përputhje me përpjekjet e koordinuara për të përmirësuar kuadrin e përgjithshëm ligjor për OSHC-të duke pasur parasysh proceset e vazhdueshme legjislative në veçanti, rishikimet e Ligjit për shoqata dhe fondacione, Ligjin për donacione dhe sponsorizime në aktivitetet publike dhe përpilimin e një Ligji për ndërmarrjet sociale. Gjatë takimit konsultues, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për sistemet aktuale tatimore në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të diskutojnë për nevojat apo vështirësitë që kanë me sistemin dhe të bëjnë sugjerime për ndryshime të mundshme legjislative. Tre politikat kryesore tatimore të diskutuara në takim ishin taksimi i të ardhurave, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksimi për dhënien filantropike.

Pjesëmarrësit ranë dakord që kuadri tatimor për OSHC-të, në ndryshim nga subjektet e biznesit, duhet të pasqyrojë veçoritë e sektorit jofitimprurës, të njohë kontributin e OSHC-ve në avancimin e interesit më të gjerë publik dhe të sigurojë përfitime tatimore për donatorët filantropikë të OSHC-ve. Përfundimet në këtë drejtim theksojnë nevojën për zgjidhje tatimore të adaptueshme për OSHC-të duke marrë parasysh diversitetin dhe madhësinë e tyre, stimujt tatimorë për OSHC-të më të vogla, dhe proceset e drejtpërdrejta administrative për përfitimet tatimore për bizneset dhe individët që dhurojnë për OSHC-të.

Ju lutemi shikoni linkun për raportin dhe prezantimin.