Lajme
29 Sht

Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile të BE-së për organizatat e shoqërisë civile është lansuar

29 Shtator 2022

Me kënaqësi ju informojmë se Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile BE-së (CRM), një mbështetje në natyrë për iniciativat e shoqërisë civile, u lansua në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Shuma indikative e fondeve në dispozicion sipas kësaj thirrjeje për propozime është 900,000 EUR.

Objektivi kryesor i thirrjes është kontributi drejt përmirësimit të mjedisit dhe kapaciteteve të shoqërisë civile për të adresuar në mënyrë efikase prioritetet kryesore të reformave në komunitetet e tyre për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë. Kjo mbështetje në natyrë do të shërbejë për t’u mundësuar organizatave bazë në mbarë vendin të ndërmarrin veprime për forcimin e qëndrueshmërisë së qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta sociale. Mbështetja e CRM-së do të shërbejë gjithashtu për të informuar qytetarët mbi anëtarësimin në BE dhe reformat sektoriale relevante në vend dhe ndikimin në jetën e përditshme të qytetarëve.

Objektivat e kësaj thirrje për propozime janë:

  1. Të mundësojë OSHC-të të krijojnë dhe zbatojnë legjislacionin dhe politikat, si dhe të forcojnë rolin e avokuesit dhe vëzhguesit.
  2. Të përmirësojë OSHC-të për të rritur rrjetëzimin sektorial, dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet publike (qendrore dhe lokale) dhe komunitetin e biznesit.
  3. Të mbështesë OSHC-të në promovimin dhe avancimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut përmes veprimeve të bazuara në të drejtat.
  4. Të përmirësojë dukshmërinë e punës së OSHC-ve dhe forcimin e komunikimit me anëtarësi të tyre dhe palët e interesuara sektoriale.
  5. Të inkurajojë rrjetëzimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet OSHC-ve në vend dhe me OSHC-të me bazë IPA/BE.

Thirrja është e hapur për OSHC-të e regjistruara në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet, me një qarkullim vjetor deri në 50,000 EUR në vitin paraprak. Shuma maksimale për propozim të miratuar është 20,000 EUR.

Për më shumë informata rreth mekanizmit CRM, ju lutem shkoni KËTU.

Aplikoni për CRM mbështetje në natyrë KËTU.

Afati i fundit për aplikime: 15 nëntor 2022 në orën 17:00 (koha lokale).

SESIONE INFORMATIVE

Sesionet informuese për thirrjen CRM do të organizohen në të gjithë vendin në periudhën tetor 2022. Orari do të publikohet në mënyrë plotësuese, prandaj, ju lutemi kontrolloni rregullisht ueb-faqen e projektit (www.eu4cr.mk).