Me kënaqësi ju informojmë se Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile të BE-së (CRM), një mbështetje në natyrë për iniciativat e shoqërisë civile, u lansua në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Shuma indikative e fondeve në dispozicion sipas kësaj thirrjeje për propozime është 900,000 EUR.
Objektivi kryesor i thirrjes është kontributi drejt përmirësimit të mjedisit dhe kapaciteteve të shoqërisë civile për të adresuar në mënyrë efikase prioritetet kryesore të reformave në komunitetet e tyre për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë. Kjo mbështetje në natyrë do të shërbejë për t’u mundësuar organizatave bazë në mbarë vendin të ndërmarrin veprime për forcimin e qëndrueshmërisë së qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta sociale. Mbështetja e CRM-së do të shërbejë gjithashtu për të informuar qytetarët mbi anëtarësimin në BE dhe reformat sektoriale relevante në vend dhe ndikimin në jetën e përditshme të qytetarëve.
Objektivat e kësaj thirrje për propozime janë:
Thirrja është e hapur për OSHC-të e regjistruara në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet, me një qarkullim vjetor deri në 50,000 EUR në vitin paraprak. Shuma maksimale për propozim të miratuar është 20,000 EUR.
Për më shumë informata rreth mekanizmit CRM, ju lutem shkoni KËTU.
Aplikoni për CRM mbështetje në natyrë KËTU.
Afati i fundit për aplikime: 15 nëntor 2022 në orën 17:00 (koha lokale).
SESIONE INFORMATIVE
Sesionet informuese për thirrjen CRM do të organizohen në të gjithë vendin në periudhën tetor 2022. Orari do të publikohet në mënyrë plotësuese, prandaj, ju lutemi kontrolloni rregullisht ueb-faqen e projektit (www.eu4cr.mk).