Të mërkurën, më 17 janar 2024, në Sallën e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori David Geer dhe Metodija Dimovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut hapën Panairin e Shoqërisë Civile për promovimin e rezultateve të 49 nismave të suksesshme të zbatuara në kuadër të Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile të BE-së (EU CRM). Ngjarja vijoi me prezantimin e rezultateve nga ky mekanizëm mbështetës i BE-së në formën e një ekspozite dixhitale dhe nëpërmjet materialeve informative.
CRM e BE-së ofron mbështetje për organizatat e vogla civile dhe organizatat lokale me qëllim zbatimin e veprimeve në dobi të komuniteteve lokale në të gjithë vendin dhe forcimin e qëndrueshmërisë së qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta sociale. Nën mbështetjen e CRM-së, BE-ja ka dhënë 0.9 milionë euro duke mbështetur 49 nisma të shoqërisë civile të zbatuara gjatë periudhës 2023/2024. Mbështetja u mundësoi organizatave përfituese të shoqërisë civile të ndërmarrin veprime efektive për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave urgjente në komunitetet e tyre dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e qytetarëve. Ata gjithashtu informuan qytetarët për përfitimet nga procesi i anëtarësimit në BE dhe reformat sektoriale përkatëse në jetën e përditshme të qytetarëve.
Këto nisma qytetare shërbejnë si katalizatorë për transformim, duke ndikuar në politikat lokale dhe duke promovuar çështje të tilla si të drejtat e njeriut, barazia gjinore, fuqizimi i të rinjve, ndërgjegjësimi dhe mbrojtja kulturore dhe mjedisore, rritja socio-ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës.Nismat kontribuan për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe më të fuqizuar, duke ndikuar pozitivisht në jetën e komuniteteve lokale.
Mbështetja CRM e BE-së zbatohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për Organizatate Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (https://eu4cr.mk/)
Për më shumë informacion rreth CRM e BE-së shkarkoni Librin e Projektit me detaje nga 40 iniciativat e shoqërisë civile.