Vlerat tona
Dinjiteti njerëzor
Dinjiteti njerëzor është themeli i shoqërisë evropiane. Ai është i paprekshëm dhe duhet respektuar e mbrojtur gjithmonë. Të gjitha të drejtat themelore rrjedhin nga ky parim.
Liria
Liria nënkupton të drejtën për të lëvizur, jetuar dhe punuar në të gjithë Bashkimin. Ajo mbron gjithashtu liritë personale, si privatësinë, besimin, tubimin dhe shprehjen. Këto liri garantohen nga Karta e të Drejtave Themelore e BE-së.
Demokracia
BE-ja është ndërtuar mbi demokracinë përfaqësuese. Qytetarët kanë të drejtën të votojnë dhe të kandidojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, qoftë në vendin e tyre të origjinës apo të banimit. Pjesëmarrja politike është një gur themeli i qytetarisë evropiane.
Barazia
Barazia siguron që të gjithë qytetarët të trajtohen njësoj përpara ligjit. Ajo përfshin barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta në çdo fushë të jetës. Ky parim ka udhëhequr integrimin evropian që nga Traktati i Romës.
Shteti i së drejtës
BE-ja bazohet në shtetin e së drejtës. Çdo veprim i saj mbështetet në traktate të miratuara vullnetarisht dhe në mënyrë demokratike nga shtetet e saj anëtare. Ligji dhe drejtësia mbrohen nga një gjyqësor i pavarur, me Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian si autoritetin final — vendimet e së cilës janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare.
Të drejtat e njeriut
Të drejtat e njeriut mbrohen nga Karta e të Drejtave Themelore e BE-së. Këto përfshijnë mbrojtjen nga diskriminimi, mbrojtjen e të dhënave personale dhe aksesin në drejtësi. Çdo qytetar gëzon këto të drejta në mënyrë të barabartë.
Jo. Koordinatori dhe asistenti i projektit nuk është e nevojshme të jenë të punësuar në organizatë. Ata mund të jenë anëtarë të organizatës ose persona të jashtëm. Secili prej tyre duhet të ketë kontratë me organizatën, për shembull kontratë shërbimi (договор на дело). Në kontratë përcaktohen roli, periudha e angazhimit dhe honorari. Udhëzimet për Aplikantët: […]
Po. Personi i autorizuar për të nënshkruar në emër të organizatës mund të jetë njëkohësisht edhe koordinator ose asistent i projektit. Udhëzimet për Aplikantët: seksioni 2.3 (Kompensimi për ekipin e Veprimit; Kostot e papranueshme) dhe seksioni 2.4 (Etika dhe vlerat).
Nuk kërkohet angazhim me orar të plotë. Organizata mund të vendos për nivelin e angazhimit të koordinatorit dhe të asistentit, në bazë të aktiviteteve të planifikuara. Honorari mujor duhet t’i përgjigjet këtij niveli. Për shembull, koordinatori mund të angazhohet me orar të pjesshëm, ose më pak, gjatë të dhjetë muajve. Niveli i angazhimit duhet të […]
Sipas nevojës, organizatave të përzgjedhura do t’u ofrohen shembuj kontratash për angazhimin e koordinatorit dhe të asistentit të projektit. Përfituesit mund të përdorin gjithashtu modelet e tyre të kontratave për këto pozicione. Udhëzimet për Aplikantët: seksioni 7.3 (Ngritja e kapaciteteve të Përfituesve) dhe seksioni 8 (Aneksët).
Pasqyrat tuaja financiare vjetore do të tregojnë si të ardhur vetëm kompensimin për ekipin e Veprimit, sepse ky është i vetmi fond që transferohet në llogarinë tuaj. Të gjitha kostot e tjera projekti ua paguan drejtpërdrejt furnizuesve dhe ofruesve të shërbimeve. Vlera e plotë e projektit përcaktohet në Kontratën për Mbështetje në Natyrë, të nënshkruar […]