Nemanja Nenadiq (1972), pas një praktike ligjore në Gjykatën e tretë komunale në Beograd, u bashkua me filialën serbe të Transparency International në vitin 2001. Aktualisht është drejtor programi i kësaj organizate joqeveritare.
Ai konceptoi, menaxhoi ose mori pjesë si ekspert, ligjërues ose këshilltar ligjor në më shumë se njëqind projekte lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare kundër korrupsionit, duke trajtuar çështje të tilla si integrimi në BE, harmonizimi me standardet ndërkombëtare, qasja në informacione, konflikti i interesit, prokurimi publik, financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore, e drejta penale, kodet etike, e drejta e medias, partneritetet publike-private, kontrolli dhe revizioni financiar, transparenca e buxhetit, rregullimi i financimit të shoqërisë civile, puna inspektuese, reforma e administratës publike, të dhënat e hapura, dëgjimet publike në procesin legjislativ, qeverisja e hapur, mbrojtja e sinjalizuesve, ndihma shtetërore, larja e parave, hetimet financiare, vetëqeverisja lokale dhe llogaridhënia gjyqësore.
Ai bashkëpunoi me organizata ndërkombëtare (përfshirë OSBE, ODIHR, UNDP, UNODC, OECD, GREKO, Këshilli i Evropës, Komisioni i Venecias, SIGMA, BERZH, RESPA, RAI, OGP) dhe mori pjesë në iniciativa ndërkombëtare dhe hulumtime të organizatave të shoqërisë civile (Parneriteti për buxhet të hapur, FOIANET). Ai gjithashtu punoi si ekspert ligjor dhe ligjërues për kompanitë e konsulencës në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ishte i angazhuar në përgatitjen e disa strategjive nacionale kundër korrupsionit dhe më shumë se njëqind ligjeve dhe akteve nënligjore në Serbi dhe vendet fqinje, si dhe mori pjesë në fushata, konferenca dhe punëtori të shumta të organizuara nga qeveria, parlamenti, organet e pavarura, komunat, media, komuniteti akademik, sektori qytetar dhe ai i biznesit.
Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Beogradit.
Foto: Zoran Drekaloviq
nenadic@cpmconsulting.eu