Aleksandar Gjorgjeviq është angazhuar si ekspert i lartë për komunikimin dhe dukshmërinë në kuadër të projektit Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile. Detyra e tij është të sigurojë dukshmëri të qëndrueshme dhe të vazhdueshme të aktiviteteve të projektit dhe dukshmëri të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetje në organizimin e ngjarjeve që zhvillohen në kuadër të projektit. Ai gjithashtu është i angazhuar në mbështetjen e Këshillit për bashkëpunim me shoqërinë civile, me qëllim të ofrimit të strategjive më të mira për informimin dhe rritjen e dukshmërisë së tij për komunitetin e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, detyrat e tij përfshijnë ofrimin e trajnimeve për komunikimin e jashtëm me Këshillin, si dhe përmirësimin e teknikave të tyre të paraqitjes në media dhe përmirësimin e komunikimit me publikun e gjerë, në mënyrë që puna e Këshillit të arrijë një audiencë më të gjerë.
Gjorgjeviq është një komunikues me përvojë me një karrierë njëzetvjeçare si këshilltar për media dhe informacione në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Serbisë. Ai gjithashtu ka përvojë në gazetari dhe media, duke punuar për disa media serbe dhe ndërkombëtare si gazetar, producent televiziv dhe drejtor operativ i një agjencie serbe të lajmeve.
djordjevic@cpmconsulting.eu