Projekti i financuar nga BE-ja “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” kërkon ekspertë me përvojë për detyra specifike që e mbështesin zbatimin e projektit. Projekti synon të mbështesë Qeverinë në përmirësimin e mjedisit mundësues për shoqërinë civile, dhe në të njëjtën kohë të ofrojë mbështetje për organizatat e vogla dhe bazë në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e aftësive të tyre operacionale të qëndrueshme.
Projekti zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Corporate & Public Management Consulting International (CPM) përmes dy komponentëve: Komponenti 1) Mbështetja e zbatimit të objektivave kryesore nga Strategjia e Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile – Prioriteti I, dhe Komponenti 2) fokusim në zbatimin e mbështetjes së drejtpërdrejt në natyrë përmes Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile (CRM) të përshtatur për nevojat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Programi CRM ofron mbështetje të drejtpërdrejtë fleksibile, transparente dhe të qasshme në punën e bazuar në të drejtat dhe përfitimet publike të realizuara nga organizatat e shoqërisë civile.
Më shumë hollësi mund të gjeni në këtë link. Afati i fundit për aplikim: 16 shkurt 2024.