Urime për 49 përfituesit e suksesshëm të shoqërisë civile të shpërblyer me grant sipas thirrjes së parë për mbështetje në natyrë të Mekanizmit për Qëndrueshmëri Civile të BE-së (CRM)[1].
Procesi i përzgjedhjes përfshiu vlerësimin e 112 aplikacioneve të dorëzuara nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC) të regjistruara në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet.
Objektivi kryesor i thirrjes ishte të përmirësonte mjedisin dhe kapacitetet e shoqërisë civile për të adresuar në mënyrë efektive prioritetet kryesore të reformave në komunitetet e tyre, duke e promovuar më tej demokratizimin e shoqërisë. Mbështetja në natyrë[2] që sigurohet përmes CRM-së synon të fuqizojë organizatat bazë në të gjithë vendin, duke u mundësuar atyre të ndërmarrin veprime që e forcojnë qëndrueshmërinë e qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta sociale. Për më tepër, mbështetja e CRM-së shërben për të informuar qytetarët për anëtarësimin në BE dhe reformat përkatëse të sektorëve, duke e theksuar ndikimin në jetën e përditshme të qytetarëve.
Pas një procesi tërësor vlerësimi, 49 përfitues u përzgjodhën në pesë shortet e Thirrjes së Hapur. Këta përfitues fillojnë me zbatimin e veprimeve në periudhën qershor – korrik 2023.
Veprimet janë dizajnuar me një qasje që bazohet në komunitetin lokal, duke synuar të arrihet përgjigje e shpejtë ndaj nevojave të qytetarëve vendas. Iniciativat mbulojnë fusha të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, tranzicionin e gjelbër dhe digjital, aktivizmin e të rinjve, barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, mbështetjen e personave në nevojë dhe të margjinalizuar, përfshirjen civile në politika të ndryshme lokale dhe përpjekje të tjera që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të komunitet lokal.
Në vijim është lista e 49 përfituesve të granteve në natyrë:
[1]Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile të BE-së (CRM) është një program mbështetës në natyrë, për organizatat e shoqërisë civile i lansuar në kuadër të projektit të financuar nga BE: Asistenca Teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për më shumë informacion ju lutemi klikoni këtu.
[2]Një grant mbështetës në natyrë është një lloj ndihme financiare ose financimi që u jepet individëve ose organizatave në formën e mallrave, shërbimeve ose burimeve jo monetare dhe jo në para të gatshme. Në vend që të marrin pagesa të drejtpërdrejta monetare, përfituesit e granteve mbështetëse në natyrë pranojnë artikuj ose shërbime specifike që synojnë të plotësojnë nevojat e tyre ose t’u ndihmojnë atyre që të arrijnë qëllimet e tyre.