Lajme
08 Tet

FTESË për konsultime online për ndryshimin e vendimit për themelimin e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

08 Tetor 2024

Data: 15.10.2024, 11:00 – 12:45, Vendndodhja: Platforma Zoom

Njësia për bashkëpunim me OJQ-të e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, në bashkëpunim me projektin Asistenca teknike e financuar nga BE-ja për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fton përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, autoritetet përkatëse shtetërore, si dhe të gjithë personat e interesuar në konsultime për ndryshimet e Vendimit për Themelimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile (Vendimi).

Në konsultime do të prezantohen dhe diskutohen propozim-amandamentet dhe plotësimet në Vendimin për themelimin e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile. Draft-amandamentet janë përgatitur në bazë të propozimeve të pranuara nga organizatat e shoqërisë civile, pas thirrjes publike për konsultime, të publikuar nga Njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm, më 5.9.2024 në www.nvosorabotka.gov.mk.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në konsultim, ju lutemi regjistrohuni për pjesëmarrjen tuaj duke përdorur këtë link.

Shtojca: Projekt-amandamentet dhe plotësimet në Vendimin për Themelimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile