Do të doja disa sqarime shtesë për procedurën e angazhimit të trajnerëve/mentorëve, konsulentëve të biznesit dhe firmave konsulente. Është përmendur se ata angazhohen përmes një procedure prokurimi, prandaj ju lutem të më informoni se si saktësisht zbatohet kjo procedurë. A publikohet një thirrje ose njoftim, në të cilin mund të aplikojnë ekspertët dhe firmat e interesuara, e pasuar nga një përzgjedhje? Nëse po, kush është përgjegjës për zbatimin e procedurës dhe për përzgjedhjen përfundimtare: ju si koordinatorë të projektit apo vetë organizatat përfituese? Apo a kanë organizatat mundësi të angazhojnë vetë ekspertët që i konsiderojnë më të përshtatshëm për nevojat dhe aktivitetet e tyre të planifikuara?
Të gjithë ofruesit e shërbimeve të nevojshëm për aktivitetet, përfshirë trajnerët, mentorët, ekspertët, konsulentët e biznesit dhe firmat konsulente, angazhohen përmes një procedure konkurruese përzgjedhjeje. Procedura bazohet në PRAG (Udhëzuesi praktik për procedurat e kontratave për veprimet e jashtme të BE-së), të përshtatur për mbështetjen në natyrë. Përzgjedhjen e kryen organizata juaj, duke ndjekur procedurën për të cilën do të trajnoheni, ndërsa ekipi i EU CRM e miraton atë. Organizatat nuk mund t’i angazhojnë ekspertët drejtpërdrejt, pa këtë procedurë.
Në fazën e aplikimit nuk është e nevojshme t’i përmendni me emër ekspertët ose firmat. Mjafton të përshkruani në Formularin e Aplikimit profilin, kualifikimet dhe përvojën e kërkuar për secilin ekspert ose shërbim. Kostot në Buxhet (Aneksi B) duhet të jenë realiste dhe të bazuara në çmimet e tregut. Kompensimi i stafit të administratës publike nuk është kosto e pranueshme.
Asnjë përzgjedhje apo prokurim nuk mund të kryhet para nënshkrimit të Kontratës për Mbështetje në Natyrë. Vetë procedura do të përcaktohet në udhëzimet për zbatim, përfshirë mënyrën e mbledhjes së ofertave, kush e kryen përzgjedhjen dhe si miratohet ajo. Ajo do të shpjegohet gjithashtu në trajnimin e detyrueshëm për prokurim për të gjitha organizatat e përzgjedhura.
Udhëzimet për Aplikantët: Fjalorthi (“PRAG”, “Service provider / supplier” – ofrues shërbimesh / furnizues), seksioni 2.3 (Kontraktimi pa efekt prapaveprues; Kostot e papranueshme), seksioni 4.2 (kriteret 1.1 dhe 5) dhe seksioni 7.3 (Ngritja e kapaciteteve të Përfituesve).

