Objektivi i përgjithshëm i projektit të financuar nga BE “Asistenca Teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është forcimi i efektivitetit të shoqërisë civile duke përmirësuar mjedisin mundësues për shoqërinë civile, në nivel qendror dhe lokal, nëpërmjet bashkëpunimit të strukturuar të OSHC-ve me institucionet publike dhe komunitetin e biznesit në vend.
Projekti zbatohet përmes dy komponentëve dhe aktiviteteve të ndërlidhura:
Komponenti 1: Mbështetja e zbatimit të objektivave kryesore të Strategjisë për bashkëpunim me shoqërinë civile – Prioriteti I
Aktiviteti 1.1: Përmirësimi i kuadrit ligjor për zhvillimin e shoqërisë civile
Aktiviteti 1.2: Përmirësimi i kuadrit institucional për zhvillimin e shoqërisë civile
Aktiviteti 1.3: Përmirësimi i kuadrit financiar për zhvillimin e shoqërisë civile
Aktivitetet në kuadër të këtij komponenti synojnë përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor, institucional dhe financiar për zhvillimin e shoqërisë civile duke ofruar mbështetje për qeverinë dhe OSHC-të në zbatimin e objektivave kryesore të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile.
Komponenti 2: Mbështetja e zbatimit të Prioritetit III të Strategjisë dhe mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e përshtatur për OSHC-të
Aktiviteti 2.1: Mbështetje për fushën prioritare III të Strategjisë
Aktiviteti 2.2: Mbështetje e drejtpërdrejtë për organizatat e vogla bazë
Aktiviteti 2.3: Sigurimi i trajnimit dhe konsultimit të përshtatur për organizatat e vogla bazë
Aktivitetet në kuadër të këtij komponenti do të përqendrohen kryesisht në zbatimin e Mekanizmit për Qëndrueshmëri Civile, një program mbështetës në natyrë për organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve të përshtatura. Gjithashtu, në kuadër të këtij komponenti, do të ndërmerren masa për të mbështetur Qeverinë në zbatimin e fushës së tretë prioritare të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile, e cila adreson sipërmarrjen sociale, ofrimin e shërbimeve sociale dhe vullnetarizmin.