Apply in 123 simple steps
Vlerat tona

Dinjiteti njerëzor

Dinjiteti njerëzor është themeli i shoqërisë evropiane. Ai është i paprekshëm dhe duhet respektuar e mbrojtur gjithmonë. Të gjitha të drejtat themelore rrjedhin nga ky parim.

Liria

Liria nënkupton të drejtën për të lëvizur, jetuar dhe punuar në të gjithë Bashkimin. Ajo mbron gjithashtu liritë personale, si privatësinë, besimin, tubimin dhe shprehjen. Këto liri garantohen nga Karta e të Drejtave Themelore e BE-së.

Demokracia

BE-ja është ndërtuar mbi demokracinë përfaqësuese. Qytetarët kanë të drejtën të votojnë dhe të kandidojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, qoftë në vendin e tyre të origjinës apo të banimit. Pjesëmarrja politike është një gur themeli i qytetarisë evropiane.

Barazia

Barazia siguron që të gjithë qytetarët të trajtohen njësoj përpara ligjit. Ajo përfshin barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta në çdo fushë të jetës. Ky parim ka udhëhequr integrimin evropian që nga Traktati i Romës.

Shteti i së drejtës

BE-ja bazohet në shtetin e së drejtës. Çdo veprim i saj mbështetet në traktate të miratuara vullnetarisht dhe në mënyrë demokratike nga shtetet e saj anëtare. Ligji dhe drejtësia mbrohen nga një gjyqësor i pavarur, me Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian si autoritetin final — vendimet e së cilës janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare.

Të drejtat e njeriut

Të drejtat e njeriut mbrohen nga Karta e të Drejtave Themelore e BE-së. Këto përfshijnë mbrojtjen nga diskriminimi, mbrojtjen e të dhënave personale dhe aksesin në drejtësi. Çdo qytetar gëzon këto të drejta në mënyrë të barabartë.

FAQ Section: 3. Aktivitetet dhe kostot e pranueshme

f

A duhet që vullnetarët të vijnë nga katër komunat e rajonit të Koçanit, apo mund të marrin pjesë edhe vullnetarë nga pjesë të tjera të vendit, për shembull nga Shkupi?

Mund të marrin pjesë edhe vullnetarë nga pjesë të tjera të vendit. Kostot e tyre të ushqimit dhe të transportit për një aktivitet mbulohen në të njëjtën mënyrë si ato të pjesëmarrësve të tjerë në atë aktivitet. Vullnetarët nuk marrin asnjë pagesë tjetër. Udhëzimet për Aplikantët: seksioni 2.3 (Shpenzimet e vullnetarëve); Aneksi B – Buxheti, […]

Në cilën kategori të Buxhetit shënohen ekspertët – te kompensimi për ekipin e Veprimit (burimet njerëzore) apo te kostot e tjera?

Ekspertët, trajnerët dhe kouçët/mentorët shënohen në kategorinë 4 (Other costs and services – kosto dhe shërbime të tjera), rreshti 4.1 i Buxhetit. Ata nuk janë pjesë e kompensimit për ekipin e Veprimit (rreshti 1.1) dhe nuk llogariten në kufirin prej 20% të tij. Ata kontraktohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga Autoriteti Kontraktues. Udhëzimet për Aplikantët: seksioni […]

A mund të mbulohen nga granti prototipet në një konkurs idesh biznesi për të rinjtë (blerja e materialeve për të prodhuar diçka praktike)?

Po, me kusht që prototipimi të jetë aktivitet mësimor i Veprimit. Materialet për prototipe mund të mbulohen kur prototipi ndërtohet në kuadër të aktiviteteve si laboratori i të menduarit të dizajnit (design thinking) ose laboratori i inovacionit, hakatoni ose sfida e inovacionit në biznes, dhe shërben për të testuar dhe për të prezantuar idenë. Aktivitete […]

Një kompani dëshiron të kontribuojë me 3 000 EUR (p.sh. për çmime). A mund ta përmendim këtë ose të bashkëngjitim një marrëveshje? Kjo ka rëndësi për qëndrueshmërinë.

Po, mund ta përmendni në Formularin e Aplikimit, por mos e bashkëngjitni marrëveshjen, pasi vlerësohen vetëm Formulari i Aplikimit dhe Buxheti. Kompania mund të shënohet në Formularin e Aplikimit si bashkëpunëtor (associate), domethënë si organizatë që luan një rol real në projekt, por që nuk merr mbështetje në natyrë për kostot e veta, përveç kostove […]

A mund të jenë shkollat (e mesme) bashkëpunëtorë të pranueshëm dhe a mund të paguhet një mësimdhënës si ekspert?

Po, shkollat mund të jenë bashkëpunëtorë. Bashkëpunëtor është një organizatë ose individ që luan një rol real në projekt, por që nuk merr mbështetje në natyrë për kostot e veta, përveç kostove të udhëtimit dhe të qëndrimit që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetet e Veprimit. Bashkëpunëtorët duhet të përshkruhen në Aneksin A – Formulari i Aplikimit. […]

Si duhet të buxhetohet transporti, përfshirë përdorimin e automjeteve personale?

Transporti mund të buxhetohet vetëm kur lidhet drejtpërdrejt me një aktivitet të projektit, për shembull udhëtimi i pjesëmarrësve për në një punëtori në Zrnovc ose udhëtimi i një trajneri për në një trajnim në Vinicë. Udhëtimet për funksionimin e përgjithshëm të projektit, si udhëtimet e koordinatorit për në takime ose për mbledhjen e ofertave, nuk […]

A mund të ngarkohen nën “udhëtime lokale” (local travel) udhëtimet e koordinatorit me automjetin personal për menaxhimin e projektit?

Jo. Udhëtimet për funksionimin e përgjithshëm të projektit nuk mund të mbulohen. Të tilla janë, për shembull, udhëtimet për në takime, për mbledhjen e ofertave nga furnizuesit ose për detyra administrative. Udhëtimet lokale mbulojnë vetëm udhëtimet që lidhen drejtpërdrejt me një aktivitet të projektit. Udhëtimi i koordinatorit për në një aktivitet, si një punëtori në […]

Ku mund t’i shpjegojmë materialet dhe kostot e tjera?

Në fletën e arsyetimit (Justification) të Buxhetit (Aneksi B). Buxheti tregon vetëm koston e secilit artikull: njësinë, numrin e njësive dhe çmimin për njësi. Fleta e arsyetimit shpjegon secilin rresht: me cilin aktivitet të Formularit të Aplikimit lidhet kostoja; pse nevojitet; si është vlerësuar shuma, për shembull në bazë të ofertave, të çmimeve të aktiviteteve […]

A mund të zhvillohen aktivitetet gjatë fundjavës ose në festa zyrtare, për t’iu përshtatur grupit të synuar?

Aktivitetet mund të zhvillohen gjatë fundjavës kur kjo ua lehtëson pjesëmarrjen të rinjve, për shembull nxënësve që ndjekin shkollën gjatë javës. Aktivitetet nuk mund të zhvillohen në festa zyrtare. Koha e zhvillimit të aktiviteteve duhet të paraqitet në planin e punës dhe të shpjegohet në Formularin e Aplikimit. Udhëzimet për Aplikantët: seksioni 4.2 (nënkriteri 3.4).

Si t’i buxhetojmë tatimet dhe TVSH-në?

Honoraret (fees) buxhetohen bruto. Të gjitha honoraret në Buxhet janë shuma bruto, përfshirë tatimin personal mbi të ardhurat dhe kontributet përkatëse. Kjo vlen për koordinatorin dhe asistentin (kompensimi për ekipin e Veprimit), si dhe për ekspertët dhe trajnerët. Mallrat dhe shërbimet buxhetohen pa TVSH. Projekti është i përjashtuar nga TVSH-ja për mbështetjen e ofruar në […]