35 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile morën pjesë në sesionin informativ për thirrjen e BE-së në Koçan
Tridhjetë e pesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Koçani dhe komunat fqinje Çeshinovë-Obleshevë, Zrnovc dhe Vinicë morën pjesë në sesionin informativ për thirrjen e BE-së “Mbështetje për të rinjtë për fuqizim ekonomik dhe ndërmarrësi në rajonin e Koçanit”, i cili u mbajt dje në hotelin Amor në Koçan.
Gjatë sesionit u prezantuan kushtet e aplikimit, kriteret e përshtatshmërisë, aktivitetet dhe shpenzimet e pranueshme, si dhe udhëzimet për përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve. Thirrja mbështet nisma në dy fusha: zhvillimin e aftësive digjitale dhe të njohurive për inteligjencën artificiale, si dhe ndërmarrësinë rinore dhe sociale.
Organizatat e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje në natyrë në vlerë nga 10.000 deri në 15.000 euro për projekt, për aktivitete me kohëzgjatje prej 10 muajsh. Qëllimi është nxitja e fuqizimit ekonomik i të rinjve dhe hapja e mundësive të reja për zhvillimin e tyre personal dhe profesional në rajonin e Koçanit.
Për organizatat që nuk mundën të merrnin pjesë në sesionin në Koçan janë parashikuar edhe dy sesione informative online, më 27 tetor dhe 6 nëntor 2026, me fillim në orën 11:00.
Të gjitha organizatat e interesuara mund të ndjekin faqet zyrtare të projektit EU4CR në Facebook dhe Instagram, si dhe faqen e internetit www.eu4cr.mk, ku gjenden të gjitha informacionet për thirrjen dhe procesin e aplikimit.
Afati i aplikimit është 16 nëntor 2026, deri në orën 17:00.
Thirrja zbatohet në kuadër të projektit “Mekanizmi i BE-së për Qëndrueshmëri Civile – Faza II: Mbështetje për Shoqërinë Civile dhe Organizatat Bazë”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA III për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Medias 2024–2025 për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për më shumë informacion: crm-helpdesk@eu4cr.mk

